Rama, Meta e Basha urojnë – Kurti, Osmani, Abdixhiku e Haradinaj e harrojnë Natën e Kadrit NULL NULL 09.05.2021 00:26 09.05.2021 00:26 Sonte është Nata e Kadrit e cila ka vlerë të madhe për besimtarët myslimanë. Me këtë rast liderët shtetërorë të Shqipërisë kanë uruar besimtarët e fesë islame nëpërmjet rrjetit social Facebook. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar “U uroj sot Natën e Madhe të Kadrit – nata e zbritjes së Kuranit të Shenjtë – të gjithë besimtarëve myslimanë”. Derisa i pari i shtetit shqiptar, Ilir Meta, tha se Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj. “Gëzuar Natën e Bekuar të paqes së madhe dhe të zbritjes së Kuranit, që na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed se besimi më i mirë është tek durimi. Zoti jua pranoftë lutjet dhe agjërimin të gjithë besimtarëve! Bekimet e Tij, mirësia dhe paqja mbizotëroftë në familjet Tuaja”, ka shkruar Meta. Pos tyre, natën në të cilën besohet se ka zbritur libri i shenjtë i Kuranit e uroi edhe kryeopozitari, Lulzim Basha “Teksa hyjmë në ditët e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit, nga zemra ju uroj gjithë besimtarëve myslimanë Natën e Madhe të Kadrit, natën e zbritjes së Kuranit. Zoti i pranoftë lutjet tuaja dhe jua shpërbleftë sakrificat. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”. Një gjë të tillë nuk e bënë edhe homologët e tyre në Kosovë. Presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti duket se e kanë harruar se besimtarët myslimanë sonte e kanë një natë që konsiderohet e shenjtë dhe fort e rëndësishme, sipas fesë islame. Osmani e Kurti nuk kanë postuar asnjë urim për Natën e Kadrit në rrjetet sociale – Facebook e Twitter – ku zakonisht bëjnë postime. Natën e Madhe nuk e ka uruar as lideri i partisë më të madhe opozitare Lumir Abdixhiku, e as Ramush Haradinaj si kreu i AAK-së që zakonisht nuk harron t”i urojë festat fetare të besimeve të ndryshme që janë në Kosovë. Krejt ndryshe ka vepruar një opozitar tjetër. Enver Hoxhaj i PDK-së e ka uruar Natën e Madhe të Kadrit nga Prizreni. “Sonte, në Natën e Madhe të Kadrit, kisha kënaqësinë që me miq e bashkëpunëtorë të jem në qytetin e bukur të Prizrenit. Në këtë natë, më të vlefshmen ndër netë, bekimi i Zotit qoftë në zemrën e secilit besimtar e besimtare. Faleminderit miqve, Kryetarit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Besim Berishës, kryetarit të Degës, Shaqir Totaj e ndërmarësit të suksesshëm, Irfan Fusha për iftarin e këndshëm. Urime të gjithë besimtarëve kjo Natë e Shenjtë”, ka shkruar ai në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 4 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day