Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama: Më vjen për të qarë për PD

NULL NULL
16.06.2015 09:16
Aleanca e majtë ka mbyllur dje fushatën e saj zgjedhore edhe në njësitë vendore të Qarkut të Lezhës, si Kurbin e Lezhë.

Në Kurbin kreu i mazhorancës, Edi Rama ka kërkuar votën për kandidatin e vetëm në garë, Artur Bardhin, ndërkohë që në Lezhë, ai ka kërkuar besimin e zgjedhësve për të votuar sërish Viktor Tushën, të cilin e konsideroi si modelin më të mirë të qeverisjes vendore.

Nga Lezha, Rama ka sulmuar edhe kundërshtarin e tij politik, Lulzim Basha, ndërsa u shpreh se i vinte për të qarë për gjendjen në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike.

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj nga Lezha rivalit të tij, Lulzim Basha, teksa deklaroi se i vjen keq për Partinë Demokratike, pasi ajo do udhëhiqej më mirë nga Sudja. “Partia Demokratike është një pasuri kombëtare që sot ka rënë në duar të gabuara, por do vijë një ditë që do të zgjohet nga gjendja e epilepsisë që e ka zënë më 23 qershor të 2013. Më vjen për të qarë me PD-në që shikoj, që është bërë një forcë që do ishte udhëhequr shumë më me dinjitet nga Sudja, sesa sot nga dikush që akoma nuk e ka kuptuar se çfarë votojnë shqiptarët më 21 qershor”, – u shpreh Rama,transmeton Mapo.al

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.