Rama: Më vjen keq për BE-në, nuk e mbajtën fjalën - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama: Më vjen keq për BE-në, nuk e mbajtën fjalën

NULL NULL
1 week më parë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur i pakënaqur nga liderët e BE-së.

Në konferencën për shtyp pas Samitit të BE-së të mbajtur në Bruksel, ai tha se BE-ja nuk e mbajti fjalën për rrugën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

“Keqardhje e thellë për BE-në. Më vjen keq për ta, shpresoj që mund t’i ndihmojmë. U përpoqa që të them disa gjëra në takim. Do t’i ndaj me ju. Michel na tha se kishim tre minuta, e unë i thash mund të jenë dhe 30 sekonda nëse ata do ta mbanin fjalën. I thashë se ndihesha mirë dhe keq se isha me ata. Mirë se jemi evropianë, por keq se ne nuk mund të jemi këtu si evropianë, por si miq në një shtëpi të ndarë, dhe kjo është diçka vërtet shqetësuese“, tha Rama.