Rama: Me besimin e thellë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, nesër Marshojmë për Drejtësi - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama: Me besimin e thellë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, nesër Marshojmë për Drejtësi

NULL NULL
01.04.2023 23:41
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka mbështetur “Marshin e Drejtësisë”, marsh ky i cili pritet të zhvillohet nesër, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahen në Hagë.

Ai është shprehur se nesër do të marshojnë me besimin e e thellë se, siç u shpreh ai, lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë e lindur nga populli.

“Me besimin e thellë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë e lindur nga populli, marshojmë edhe që t’i rikujtojmë publikut vendas dhe atij ndërkombëtar se shumica dërrmuese e krimeve çnjerëzore të kryera gjatë kohës së luftës nga aparaturat shtetëtore e paramilitare të Serbisë mbi popullsinë civile të Kosovës mbeten të pandëshkuara, e rrjedhimisht përqindja më e madhe e kryesve të atyre krimeve padrejtësisht të lirë.  Prandaj, nesër #MarshojmëPërDrejtësi për viktimat e luftës”, ka shkruar ai në Facebook.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.