Rama mbledh në Tiranë krerët e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut NULL NULL 10.01.2023 12:51 10.01.2023 12:51 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të presë sot në një takim përfaqësuesit e të gjitha partive shqiptare në Maqedoninë Veriut. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, Afrim Gashi i Alternativës, Menduh Thaçi i PDSH-së dhe Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët do të jenë të pranishëm në takimin me kryeministrin Edi Rama. Tema që pritet të diskutohet janë zhvillimet politike në Shkup dhe ngërçi me Bullgarinë. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, i cili është dhe ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, deklaroi se takimi në Tiranë synon shkëmbimin e mendimeve për çështjet aktuale në rajon, shkruan Rtsh. “Sipas informacioneve që kam, takimi në Tiranë është i Vitit të Ri dhe synon shkëmbimin e mendimeve për disa çështje aktuale në rajon, si dhe pritshmëritë për vitin e ri, i cili sjell më shumë sfida. Por takimi nuk ka një axhendë të paracaktuar, të saktë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është një mik i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut dhe kujtojmë se e dëshmoi veçanërisht në negociatat me Bullgarinë, kur fjalë për fjalë, dikur duke u ekspozuar dhe në kurriz të interesave të Shqipërisë, mbrojti pozicionet maqedonase. Nuk ka nevojë të krijohet konspiracion për ato takime”, tha Osmani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Stano: Kosova të kryejë hetimet rreth sulmit terrorist, Serbia të bashkëpunojë pa kushte 3 minuta më parë