Rama: Masat shtrënguese efektive, mund të numëronim mbi 100 viktima NULL NULL 01.04.2020 21:49 01.04.2020 21:49 Kryeministri Edi Rama mbrojti edhe njëherë masat shtrënguese të vendosura nga qeveria shqiptare për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Sipas tij, masat ndihmuan drejtpërdrejt në uljen e agresivitetit të pandemisë, pasi në të kundërt mund të numëroheshin mbi 100 viktima në këto momente. “Deri tani, masat shtrënguese na kanë ndihmuar jashtëzakonisht në uljen e agresivitetit të armikut i cili deri në këto momente na ka dëmtuar më pak nga parashikimet tona. Prandaj, faleminderit nga zemra që të gjithëve që keni bërë të mundur këtë arritje që është deri tani madhështore”. “Krahasojeni tani me katastrofën ku mund të gjendeshim nëse nuk do të kishim marrë masa, apo nëse ju nuk do të kishit rezistuar kaq supermirë. Larg qoftë për vetë lidhjen e ngushtë me Italinë jo vetëm do të ishim duke numëruar mbi 100 të vdekur deri tani, por do të ishim duke përjetuar tmerrin e mijëra të vdekurve deri në fund të luftës”. Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se momentalisht sistemi shëndetësor është i qëndrueshëm dhe se po vijohen me marrjen e masave për krijimin e stoqeve për pajisjet dhe medikamentet e nevojshme./ A2 CNN *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kuvendi i Madh i Pashkëve në Beograd, paralajmërohet për shpalljen e “botës serbe” (VIDEO) 18 minuta më parë