Rama kthehet nga Samiti i NATO-s, paralajmëron mbarësi në çeljen e negociatave për anëtarësim në BE - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama kthehet nga Samiti i NATO-s, paralajmëron mbarësi në çeljen e negociatave për anëtarësim në BE

NULL NULL
30/06/2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar samitin e NATO-s si të vështirë, teksa ka paralajmëruar mbarësi në çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Rama thotë se punë e mirë u bë edhe në aspektin e kontributit të Shqipërisë për Aleancën, njofton Klankosova.tv.

“Për në atdhe pas një samiti veçanërisht të ngarkuar të NATO-s, ku morëm sidoqoftë kënaqësinë e dyfishtë të një pune të mbarë, qoftë në aspektin e kontributit të Shqipërisë për Aleancën, qoftë në drejtim të zgjidhjes së ngërçit për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Rama në Facebook.