Rama kërkon përforcimin e masave të sigurisë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama kërkon përforcimin e masave të sigurisë

NULL NULL
14/11/2015

Kryeministri Edi Rama ka komunikuar këtë të shtunë zyrtarisht me ministrat e kabinetit duke u kërkuar që të gjitha institucionet të marrin masa të menjëhershme për të përforcuar nivelin e sigurisë.

Rama ka kërkuar masa shtesë sigurie  në objektet e rëndësisë së veçantë, pikat kufitare, vijën kufitare, repartet ushtarake, portet, aeroportet, shkollat, spitalet, vendet e grumbullimit të njerëzve, centralet e energjisë elektrike, stacionet e furnizimit me ujë, qendrat e ndërlidhjes telefonike dhe të internetit, stacionet televizive etj.

Gjithashtu, kryeministri ka kërkuar të bëhet kujdes që masat e ndërmarra të mos shqetësojnë ritmin e rrjedhës normale të jetës ekonomike e shoqërore në vend.

Ndërkohë, zv.kryeministri është ngarkuar për koordinimin mes institucioneve si dhe për ndjekjen e zbatimit të masave për përforcimin e sigurisë./ Top Channel