22:11, 9 Prill 2020

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ftuar në emisionin Open në Top Channel ka deklaruar se  falë masave të ndërmarra kundër përhapjes së Covid-19 dhe bindjen e popullit, është ndër vendet me më pak fatalitet nga ky virus.

Sipas Ramës nëse nuk do të merreshin këto masa në Shqipëri do të kishte me mijëra të vdekur.

Rama ka thënë se aktualisht në Shqipëri kemi vetëm 18.2% të shtretërve të zënë me pacientë dhe situata në sistemin shëndetësor është në rregull.

“Për asnjë moment nuk duhet të lëshojmë llogoren. Edhe duke paraparë masa lehtësuese dhe një hapje graduale të jemi të vetëdijshëm se armiku nuk ka ikur nga Shqipëria” tha Rama.

“Testimet i bën Komiteti Teknik i Ekspertëve. Që absolutisht nuk kanë asgjë më pak se ata të vendeve të zhvilluara. Nuk po shohim ekspertë që po bën mrekulli. Për mua si Kryeministër ka rëndësi rezultati. Sot ne kemi vetëm 18.2% të shtretërve në dispozicion të zënë. Që do të thotë se jemi shumë larg situatës të shumë vendeve që nuk kanë vende ku të shtrohen pacientët. të tjerat nuk kanë vlerë. Të shpëtojmë sa më shumë jetë dhe të mbrojmë sistemin shëndetësor. Kemi shpëtuar qindra e qindra jetë. Se nëse nuk do kishim marrë këto masa dhe njerëzit nuk do kishin qenë kaq të gatshëm për këto masa. Sot do ishim duke bërë biseda në një situatë makthi. Nuk do të dilnim pa mijëra të vdekur,”.

“Kemi një numër fantastik të të shëruarve. Edhe të humburit edhe tre po të jenë jo 23, janë jetë. Po të shohim pikënisjen neve sot mos na marrtë njeri në sysh” tha  Rama./Top Channe/

Konkurs Pune

Lexo më shumë