Rama, Ivanovit: Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni NULL NULL 01/03/2017 01/03/2017 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se pa shqiptarët nuk ka Maqedoni. Këto komente Kryeministri Rama i dha në një status të publikuar në rrjetin social facebook, duke iu referuar vendimit të fundit të Presidentit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov, njofton Klan Kosova. ‘’Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!’’ ka përfunduar Rama në statusin e tij. Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov disa orë më parë ka deklaruar se nuk do t’ia japë mandatin Zoran Zaevit për shkak se ai ka pranuar platformën shqiptare, e që sipas Ivanovit një gjë e tillë cenon sovranitetin e vendit, njofton Klan Kosova.
Kosova Begaj në ditën e dytë të vizitës takohet me partitë opozitare në Kosovë, përveç LDK-së 16/08/2022
Kosova Nikaj: Kurti këndej ha shtalba, këndej flet për luftë, por me rrymën nuk merret (VIDEO) 15/08/2022