Rama i rikthehet Shengenit rajonal: Duhet të europianizohemi, jo të riballkanizohemi NULL NULL 05.05.2021 11:39 05.05.2021 11:39 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, foli edhe për Shengenin rajonal – një nismë e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të krijuar një treg të përbashkët – gjatë konferencës së përbashkët për mediat me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi. “Shengeni rajonal është projekt i mbështetur nga BE-ja, dhe komisioneri Varhelyi është kontributor konkret i këtij projekti me planin e investimeve, kështu që ka kaq shumë mundësi saqë është e kotë të humbasim kohë duke prodhuar histori që nuk na çojnë asgjëkundi”. “Konfliktet joproduktive na kanë lënë mbrapa. Fatkeqësisht artin e sajimit të tyre e kemi realisht një art për të cilin nuk na konkurron askush. Duhet të europianizohemi dhe nuk duhet të riballkanizohemi, ndërkohë që jemi në mes të rrugës midis ballkanizimit dhe europianizimit. Konfliktet duan kohën e tyre për t’u zgjidhur”./ A2 CNN *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Rusia mbyll mbikëqyrjen e OKB-së për ndjekjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut 4 minuta më parë