Rama i Prishtinës apelon të mos jepet lëmoshë (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama i Prishtinës apelon të mos jepet lëmoshë (VIDEO)

NULL NULL
nga Arjeta Sinani 1 month më parë

Drejtoria e Mirëqenies Sociale e Komunës së Prishtinës, në kuadër të  fushatës vetëdijesuese për trajtimin e fëmijëve në situatë rruge, këtë të mërkurë, organizoi një aktivitet me moton “Unë s’jap lëmoshë, AS TI & Bashkë t’i mbrojmë fëmijët në situatë rruge”.

Kjo pasi dhënia e lëmoshës për këtë kategori po del të jetë goxha e rrezikshme dhe në të njëjtën kohë edhe stimuluese.

Andaj për këtë po kërkohet diçka konkrete nga Drejtoria e Mirëqenies Sociale në kryeqytet.

“Kërkojmë vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve tanë për mosdhënie të lëmoshës, pasi ndikon negativisht në këtë dukuri”, ka thënë drejtoresha për Punë Sociale, Adelinë Sahiti.

Përveç se nuk jep vetë asnjëherë, ndalimin e dhënies së lëmoshës për fëmijë po e kërkon edhe kryetari Përparim Rama.

“Është një dukuri që ne duke u mundu me ba mirë, e dëmtojmë lëmoshëkërkuesin”, tha ai.

Për t’i vetëdijesuar më shumë qytetarët që asnjëherë të mos japin lëmoshë për fëmijët në sheshin e kryeqytetit u shpërndanë edhe fletushka.