Rama i përgjigjet opozitës: Viktimat s’janë kuti këpucësh që mund t’i fshehim

Rama i përgjigjet opozitës: Viktimat s’janë kuti këpucësh që mund t’i fshehim

NULL NULL
4 ditë më parë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është përgjigjur akuzave të opozitës për fshehje të viktimave nga COVID-19.

Në mesazhin e tij, Rama përgënjeshtroi akuzën duke i cilësuar sulmet si një akt të turpshëm që ”tejkalon demokracinë”, si dhe një “lëndim i patolerueshëm i karakterit tonë si vend, episod i shëmtuar i luftës për pushtet, që nuk duhet harruar nga asnjë shqiptar”.

Kryeministri shqiptar sulmoi opozitën dhe presidentin duke thënë se akuzat e pabaza me fotografi klandestine nga morgu tregojnë se “ka një dobësi të frikshme të karakterit të opozitës”.

“Viktimat nuk janë kuti këpucësh që mund t’i fshehim, ata nuk treten në ajër. Mjekët në front të parë nuk janë si këshilltarët e presidentit që shpërndajnë lajme të rreme, nuk fshihen viktimat si u fshinë videot e kryeministrisë në 21 janar. Opozita dhe presidenti po bëhen palë me COVID-19 për të rrëzuar qeverinë”.

Rama cilësoi akuzat  edhe si të rrezikshme për vetë mjekët sepse “nxit urrejtjen ndaj tyre”./ A2 CNN