Rama i kënaqur me mbështetjen e Turqisë për FSK-në NULL NULL 30.03.2015 14:22 30.03.2015 14:22 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama priti në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan. Gjeneral Rama, pasi e falënderoi ambasadoren Ozan për vizitën e njoftoi atë mbi zhvillimin e FSK-së, trajnimet, shkollimet dhe stërvitjet që po zhvillohen sipas planifikimeve për këtë vit. Gjithashtu, komandanti i FSK-së, u shpreh jashtëzakonisht i kënaqur me nivelin e bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë e gjithashtu edhe për ndihmën e pakursyer në këtë fushë që po jep Ministria e Mbrojtjes dhe Republika e Turqisë. Gjeneral Rama u shpreh i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit edhe më tutje në të mirë të bashkëpunimit bilateral që kanë Turqia dhe Kosova. Ambasadorja Ozan u shpreh se bashkëpunimi, mbështetja si dhe përkrahja do të vazhdojë edhe në të ardhmen për FSK-në. Ajo siguroi gjithashtu se bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura do të vazhdoj me intensitet të njëjte edhe në të ardhmen, në fushat me interes të përbashkët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Mandati i KFOR-it, vetëm si reagues i tretë – nuk bëhet fjalë për marrje të kompetencave 29/09/2023