Rama: Gjykatat tjetërsojnë pronat, dëm edhe shtetit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama: Gjykatat tjetërsojnë pronat, dëm edhe shtetit

NULL NULL
28/02/2017

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar paraditen e së martës një takim me përfaqësues të biznesit, me të cilët ka diskutuar lidhjen që ka procesi i vettingut me çështjen e pronave të keqadministruara nga gjykatat.

Rama ka akuzuar institucionet e drejtësisë, të cilat sipas tij, duke rënë pre e korrupsionit kanë tjetërsuar pronat edhe në dëm të shtetit, raporton TCH, përcjellë Klan Kosova.

“Ka raste kur gjykata vendos mosnjohje të pronës dhe kur në Apel prona grabitet. Rastet abuzive të gjykatave në lidhje me pronat kanë qenë edhe në dëm të shtetit. Një pronë që i takon shtetit ikën e grabitur nga gjykata”, ka thënë Rama.