Rama fton diplomatët të aplikojnë për Misionin e Shqipërisë në Bruksel NULL NULL 01.12.2024 08:45 01.12.2024 08:45 Rama fton diplomatët të aplikojnë për Misionin e Shqipërisë në Bruksel Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i ka ftuar të gjithë diplomantët e profesionistët e marrëdhënieve ndërkombëtare të aplikojnë për të qenë pjesë e Misionit të Shqipërisë në Bruksel. Rama thirrjen e bëri përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook. Ai tha se përfaqësia e shtetit shqiptar do të rritet sin ë numër e po ashtu edhe në ekspertizë. “Mirëmëngjes dhe me thirrjen publike për të gjithë diplomatët e profesionistët e rinj të marrëdhënieve ndërkombëtare në vend apo ata jashtë vendit, të cilët janë angazhuar me institucione ndërkombëtare, për të aplikuar dhe konkurruar për t’u bërë pjesë e #TeamAlbania4EU në Misionin e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, ku përfaqësia jonë do të rritet në numër e në ekspertizë, ju uroj të gjithëve të diel të paqtë”, ka shkruar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hamza në Istog: Për studente dhe studentë, 25 milionë euro çdo vit bursa studentore 3 orë më parë