Rama: Evropa ka nevojë për Ballkanin Perëndimor NULL NULL 08.11.2019 19:46 08.11.2019 19:46 Pas marrjes së një “JO” për negociatat më Bashkimin Evropian, kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar të ironizojë vendimin e marrë në Këshillin Evropian. “Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, apo Evropën Juglindore, po aq sa Evropa Juglindore ka nevojë për Bashkimin Evropian. Ata që nuk e kuptojnë këtë, nuk kuptojnë mirë çfarë është në lojë, apo cilat janë sfidat e sotme dhe të së ardhmes”, tha Rama. Ironia e kryeministrit vijoi edhe më tej kur tha se vendet tona ende nuk janë gati të anëtarësohen në BE. Sipas Ramës, BE nuk përfiton asgjë nëse luan “lojën e fajësimit” dhe jo të “meritokracisë”, shkruan Ora News përcjellë Klan Kosova. “Vendet tona nuk janë gati të anëtarësohen, prandaj nëse loja e “meritokracisë” shndërrohet në “lojën e fajësimit”, sa herë që mungon kapaciteti për të nxjerrë një vendim konsensual, kjo gjë nuk i sjell asnjë të mirë BE-së dhe procesit. Megjithatë ne e dimë edhe që rajoni ka shumë potencial për të shfrytëzuar. Ne do të bëjmë më të mirën tonë, duke rritur bashkëpunimin rajonal dhe duke bërë më të mirën tonë për të shmangur pasojat negative, që sjell ky vendim i verbër, apo mosvendim i tetorit në opinionin publik apo në të ardhmen”, tha Rama. Këtë deklaratë kryeministri Edi Rama e bëri ditën e sotme në Gjenevë, ku mori pjesë në Forumin e Davosit për Dialogun Strategjik mbi Ballkanin Perëndimor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 26 minuta më parë