Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama e Berisha kundër kërkesës së gjyqtarëve për rritjen e pagave, reagon Kushtetuesja

NULL NULL
12.06.2025 19:24

Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha që kanë dalë kundër padisë së gjyqtarëve për ngritjen e pagave, një padi e cila është kaluar në seancë plenare dhe pritet të hapet shqyrtimi.

Gjykata Kushtetuese ka thënë se dëshiron të sigurojë të gjithë se është e pavarur në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues.

“Duke marrë shkas nga qëndrime dhe reagime të publikuara së fundi në media dhe në rrjete sociale nga përfaqësues të pushteteve të tjera, përfshi atë ekzekutiv, si dhe të vetë medias, Gjykata Kushtetuese siguron publikun dhe palët në proces se ajo është e pavarur në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues dhe nuk ndikohet prej tyre në veprimtarinë ose vendimmarrjen e saj”.

“Gjykata Kushtetuese gjen rastin të ritheksojë se vendimet e saj mund të jenë objekt kritikash, megjithatë është e papranueshme çdo formë ndikimi, sikundër çdo përpjekje për të vënë në dyshim autoritetin dhe reputacionin e saj, qoftë edhe në dukje, çka do të cenonte vetë parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe atë të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses./TCh

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.