Rama dhe Gjiknuri inspektojnë “Rrugën e Arbrit” NULL NULL 11.10.2018 11:31 11.10.2018 11:31 Rruga e Arbrit është në ndërtim në pothuajse çdo kilometër të saj. Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, inspektuan ecurinë e punimeve në pjesën e rrugës që bën lidhjen me Tiranën. Kjo nyje lidhëse, pjesë e rrugës së vjetër Egnatia dhe tashmë pjesë e rëndësishme e Korridorit 8, është një nga investimet më të rëndësishme për modernizimin e infrastrukturores rrugore të vendit. Janë 35 kilometra dhe punohet aktualisht në 29. Kanë mbaruar dy ura, nga ura e Çerenecit e deri në Bllatë e është duke u punuar në dy ura të tjera. Nga 4 tunele, një tunel 500 metra ka mbaruar së hapuri si galeri dhe në të gjithë tunelet e tjera është duke u punuar. Ministri Gjiknuri tha: “Meqë jemi dhe në kuadër të PPP-ve, kjo është prova e parë që po ecim me ritëm edhe më të shpejtë se sa projektet që paguhen me buxhetin e shtetit. Veprën mund ta fillosh ti, por vepra mund të shkojë dhe 10 vjet, siç kanë vajtur të mëparshme. Me këtë ritëm që kanë këta, do bëhet për aq kohë sa e kemi parashikuar”. Ndërtimi i urave dhe tuneleve mbetet pjesa më e vështirë e kësaj vepre, e cila në përfundim do të ofrojë për të gjithë përdoruesit e saj një peizazh mbresëlënës, raporton Tch, transmeton Klan Kosova. “Do të jetë një rrugë e jashtëzakonshme nga pikëpamja e aseteve dhe vlerës që do krijohet në zonat rreth e rrotull. Është fantastike për agroturizëm, për bujqësi. Është Shqipëri e pazbuluar kjo pjesë”, u shpreh kryeministri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kjo nyje lidhëse, pjesë e rrugës së vjetër Egnatia dhe tashmë pjesë e rëndësishme e Korridorit 8, është një nga investimet më të rëndësishme për modernizimin e infrastrukturores rrugore të vendit. Janë 35 kilometra dhe punohet aktualisht në 29. Kanë mbaruar dy ura, nga ura e Çerenecit e deri në Bllatë e është duke u punuar në dy ura të tjera. Nga 4 tunele, një tunel 500 metra ka mbaruar së hapuri si galeri dhe në të gjithë tunelet e tjera është duke u punuar. Ministri Gjiknuri tha: “Meqë jemi dhe në kuadër të PPP-ve, kjo është prova e parë që po ecim me ritëm edhe më të shpejtë se sa projektet që paguhen me buxhetin e shtetit. Veprën mund ta fillosh ti, por vepra mund të shkojë dhe 10 vjet, siç kanë vajtur të mëparshme. Me këtë ritëm që kanë këta, do bëhet për aq kohë sa e kemi parashikuar”. Ndërtimi i urave dhe tuneleve mbetet pjesa më e vështirë e kësaj vepre, e cila në përfundim do të ofrojë për të gjithë përdoruesit e saj një peizazh mbresëlënës, raporton Tch, transmeton Klan Kosova. “Do të jetë një rrugë e jashtëzakonshme nga pikëpamja e aseteve dhe vlerës që do krijohet në zonat rreth e rrotull. Është fantastike për agroturizëm, për bujqësi. Është Shqipëri e pazbuluar kjo pjesë”, u shpreh kryeministri.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 28 minuta më parë
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 1 orë më parë