15:07, 14 Mars 2019

Mëngjesin e të enjtes, kryedemokrati Lulzim Basha ishte në Elbasan me rastin e Ditës së Verës.

Zyra e Shtypit të Partisë Demokratike njoftoi se ai do të zhvillonte ecje nëpër qytet si dhe do të kishte takime me qytetarët, por duket se diçka ndryshoi në agjendën e tij.

Selia blu fshiu njoftimin e dërguar për mediat ndërsa Basha u largua nga Elbasani në drejtim të Tiranës, pa dhënë asnjë prononcim.

Nga ana tjetër, edhe agjenda e kryeministrit Edi Rama pati lëvizje të minutës së fundit, shkruan Top Channel.

Si fillim ishte programuar që ai të ishte në Elbasan me rastin e Ditës së Verës por më pas në agjendë mbeti vetëm inspektimi i rrugës Tiranë-Elbasan.

Nuk dihet nëse dy rivalët e politikës po përpiqeshin të shmangnin një takim aksidental në rrugët e Elbasanit por kur u mor vesh se Basha ishte kthyer në Tiranë, Rama vendosi në moment të fundit që të mos vazhdonte drejt kryeqytetit por t’i bashkohej për ballokume Qazim Sejdinit dhe Taulant Ballës.

Kryeministri Rama vizitoi edhe ekspozitën e hapur me fotografi të vjetra të Elbasanit.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë