Rama dhe Basha me këshilltarë të huaj NULL NULL 19/05/2015 19/05/2015 Dy partitë më të mëdha në Shqipëri, PS dhe PD kanë angazhuar këshilltarë të huaj për fushatën elektorale. Sipas Panoramës, fushatën e socialistëve do e dirigjojë i njohuri Alastair Campbell. Ish- këshilltari i kryeministrit Tony Blair i ka ndihmuar edhe më parë socialistët e Edi Ramës. Sipas gazetës, ai po asiston kandidatin e PS për Tiranën, Erion Veliaj, por jo vetëm. Campbell ka dhënë këshillën “bëni një fushatë të qetë, pa fyerje, pa sharje dhe pa u marrë me personin”. Madje Campbell ka bërë një postim edhe në Twitter, ku e vlerëson Veliajn si të aftë dhe të talentuar. Ndërkohë demokratët po asistohen nga Grupi Mellman, president i të cilit është Mark Mellman. Ky i fundit e ka ndihmuar Bashën edhe në zgjedhjet e vitit 2011. Mësohet se Mellman i ka porositur demokratët që ta ndajnë fushatën në këtë mënyrë: kandidatët për Bashkitë të merren me qytetet, kurse kryetari i PD, Lulzim Basha, të merrtem me Kryeministrin dhe të bëjë premtimet elektorale.