17:25, 19 Prill 2019

Vlerësimi për pedagogët ishte një ndër kërkesat e protestës studentore, e cila është përkthyer në Paktin për Universitetin në një sondazh, i cili do të vlerësojë cilësinë e mësimdhënies. Platforma u prezantua nga vetë Kryeministri.

“Është diçka shumë, pozitive, sepse mund të bësh protesta dhe nuk të dëgjon njeri”, tha Rama. Mes studenteve kishte edhe skeptik për rezultatin e sondazheve.

Brenda këtij viti pritet të nisë puna për përmirësimin e infrastrukturës universitare paralajmëroi kryeministri.
“Brenda një harku 2-3 vjeçar do të kemi projekte të realizuara”, tha Rama.

Për kryeministrin Rama pjesa më e madhe e kërkesave të studentëve janë plotësuar, ndërsa të tjerat janë në proces.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë