Rama-Berishës në Kuvend: Ti ngatërron dekoratën me medaljen - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama-Berishës në Kuvend: Ti ngatërron dekoratën me medaljen

NULL NULL
17/12/2015

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është  kundërpërgjigjur ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të PD-së, Berishës: Dhe pastaj thua ligji është në rregull, por e shkelëm ne. Por, në fakt këtu lind një problem tjetër, pse e shkele ti ligjin? Sepse ja ku e ke, lista e veteranëve të kategorisë së parë. Lista e veteranëve që përfitojnë statusin sipas ligjit që lexove këtu.
Mirë vendimi i qeverisë në shkelje të ligjit që paske bërë vetë, po pensionet e posaçme për Nexhmijen, Arianitin, si të shpëtuan ato ty që nuk të shpëton asgjë? Pse u kujtove tani? Medalja është dëshmi e të qenit në këtë listë, nuk është dekoratë. Më e bukura është që u kujtove një vit me vonesë. Ti ngatërron dekoratën me medaljen. Ajo nuk ishte dekoratë, por ti nuk i kupton këto. Ti nuk vjen dot në qytetërim. Medalja është e ndarë nga dekorata./Shekulli.al