Rama: Ballkani nuk ka qenë kurrë në pozita kaq të favorshme NULL NULL 29.01.2023 14:37 29.01.2023 14:37 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë në pozita kaq të favorshme, sa është sot. “Nuk do të jetë kurrë e lehtë dhe nuk pres që të bëhet më e lehtë. Mendoj se të gjithë duhet të përgatitemi që të bëhet më e vështirë, sepse gjërat po ndërlikohen në çdo front. Duhet të punojmë me zell. , të përpiqemi të punojmë edhe më shumë” tha Rama gjatë një interviste për televizionin malazez “A PLUS TV”, përcjell Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv Ai ka folur gjithashtu mbi marrëdhëniet që ai ka me ish-kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq si dhe puna që po bëhet sipas tij në vazhdën e normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.
Kosova Kusari-Lila: Presioni ndërkombëtar më i madh në Kosovë sesa në Serbi, sepse po reziston vetëm qeveria 2 months