Rama apel Universiteteve: Bëni projekte, për të kërkuar para është e thjeshtë NULL NULL 22.02.2019 14:23 22.02.2019 14:23 Kryeministri Edi Rama në një takim me studentë për Paktin për Universitetin, në Gjirokastër u bëri apel dekanëve dhe rektorëve të cilët kanë kërkesa për nevojat e fakulteteve të dorëzojnë projekte konkret, pasi nuk mund të marrin para pa patur një projekt. “Për të kërkuar para është gjëja më e thjeshtë, aq më tepër që ju të Gjirokastrës paratë i ruani, do i bëjmë të gjitha ato në bazë të projekteve që do na dorëzoni”. Kjo thirrje e kryeministri erdhi, pasi rektori i Universitetit të Gjirokastrës, Bektash Mema, tha se ka mungesë ambientesh dhe kërkohen më shumë programe profesionale, por të ardhurat janë të vogla. “Do donim ambiente të tjera ky është një problem. Gjithashtu studentët protestues kanë kërkuar disa programe të tjera profesionale. Jemi një Universitet i vogël me 1500 studentë dhe të ardhurat nga studentët janë shumë pak”, u shpreh rektori. Kreu i qeverisë, tha se universitetet në botë gjenerojnë të ardhura vetë dhe se ka ikur koha kur shteti duhet të paguajë të gjithë. “Rektori foli për të ardhura, dakord, por nuk është buxheti i shteti përgjigjja për çdo nevojë. Mendoj që të mësuarit e njerëzve në vendin tonë me idenë që jetojmë në një sistem tjetër, nuk jetojmë në sistemin që shteti i paguan të gjitha. Universiteti duhet të nxjerrë vetë para. Universitet në botë gjenerojnë të ardhura. Ky Universitet fle mbi një pasuri të jashtëzakonshme dhe ka filluar të zgjohet. Çështë kjo pasuri? Është Gjirokastra, ku mendja, dija dhe vullneti mund të nxjerrin shumë të ardhura. Universiteti ka mundësi ti ofrojë sektorit privat jo vetëm studime sesi mund të nxirren më shumë të ardhura. por edhe projekte konkrete. Duke bërë këtë, studentët jo vetëm mësojnë nëpërmjet librave por mësohen të hynë një logjikë tjetër”./tvklan.al/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sveçla takohet me Ballën, bien dakord që Policisë së Kosovës t’i bashkohet Taskforca e Përbashkët e Migracionit 4 minuta më parë
Lajme U hetuan dhe vëzhguan fshehurazi për një kohë të gjatë, arrestohen dy të dyshuar për drogë e armë 22 minuta më parë
Kosova Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit mes dy vendeve 23 minuta më parë