15:10, 27 Qershor 2019

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar pasi presidenti Ilir Meta ka konfirmuar 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve lokale.

Rama në një postim në Twitter ka shkruar rreth kësaj çështjeje duke thënë se data e vetme për zgjedhjet lokale është 30 qershori.

“A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Tani thjesht mëshirojeni. Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një nullum absolutum dhe quod nullum est nullum producit effectum. 30 qershori është e vetmja datë zgjedhjesh”.

Meta njoftoi pak minuta më parë se ka dekretuar 13 tetorin si datë të re për zgjedhjet, por mazhoranca ka vendosur të mos tërhiqet nga 30 qershori.

Konkurs Pune

Lexo më shumë