13:41, 24 Prill 2019

Kryeministri Edi Rama tha të mërkurën se numri i nëpunësve të pushuar nga puna për shkak të shërbimit jo të denjë ndaj qytetarëve ka shkuar në mbi 600.

“Janë sot që flasim mbi 600 individë, që nga nëpunës të nivelit të zyrave të kontakteve me qytetarët deri tek drejtues të këtyre zyrave, të cilët janë larguar pikërisht sepse nuk kanë qenë të denjë në shërbimin ndaj qytetarit. Patjetër ka plot të tjerë, por më duhet ta them se nga konstatimet tona në bazë të rezultateve, ka një përmirësim që ndjehet në shërbimet publike dhe kjo i dedikohet jo vetëm reformave që vazhdojnë, por edhe presionit të madh që vjen pikërisht nga bashkëqeverisja”, tha Rama në një takim të bashkëqeverisjes me qytetarët në kuadër të platformës “Shqipëria që duam”.

“Një nga vlerat e këtij procesi është pikërisht ky, pasi rasti trajtohet edhe zgjidhet sipas të drejtës dhe ligjit, vazhdon një hetim dhe personat përgjegjës për vonesat e pajustifikuara marrin ndëshkimin që meritojnë. Që nga tërheqja e vërejtjeve kur bëhet fjalë për rastet kur nuk konstatohet dyshimi për korrupsion deri tek masat ekstreme të largimit nga puna dhe dërgimi i tyre në prokurori.”/tvklan.al/

Konkurs Pune

Lexo më shumë