RAM-ët e Galaxy S6 dhe S6 Edge, me defekte - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

RAM-ët e Galaxy S6 dhe S6 Edge, me defekte

NULL NULL
04/05/2015

Telefonët kryesorë të Samsung, Galaxy S6 dhe S6 Edge, kanë probleme me menaxhim të RAM memories. Konsumatorët janë ankuar se aplikacionet në sfond po rifreskohen duke bërë kështu që të humbet përmbajta.

Përshembull, nëse përdorni shfletuesin Chrome, vizitoni një ëeb-faqe dhe largoheni nga Chrome, por duke e lënë të hapur; në momentin që ktheheni në Chrome faqja rifreskohet.

Por, jo vetëm Chrome preket nga ky dështim. Një zhvillues në faqen XDA tha se defekti softverik prekë edhe aplikacionet tjera.

Pas gjithë këtyre vërejteve duket se Samsung ka adresuar çështjen dhe do të vijë me një përditësim. Vlen të përmendet fakti që përditësimi 5.1.1 është emëruar “përditësim i menaxhimit të memorjes RAM”, që të dy telefonët e kanë të instaluar në versionin 5.0.2.