“Rally” të dielën në Grashticë NULL NULL 23/05/2015 23/05/2015 Pas garave të zhvilluara në Ferizaj dhe Prevallë, Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon këtë të diel me garën që do të zhvillohet në Grashticë. Gara është malore dhe pritet që edhe kësaj radhe të jetë mjaft masive, ndërkohë që edhe interesimi i dashamirëve të këtij sporti duket se nuk do të mungojë, njofton Federata e Auto Sportit. Të shtunën janë bërë provat zyrtare, ndërsa gara zhvillohet të dielën me fillim në orën 12:00. Bazuar në rivalitetin e madh që u tregua në dy garat e para, është e qartë se edhe në Grashticë adrenalina e ngasësve do të jetë mjaft e lartë. Krahasuar me dy garat paraprake, risi do të jetë fakti që tash e tutje të gjitha shpenzimet për garën do të mbulohen nga Federata e Auto Sportit e Kosovës.