Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rakitiq, jo Messi

NULL NULL
08.05.2015 22:59

Fajin e pati Rakitiq, jo Messi – thotë Jerome Boateng.

“Ne u desh të ndalnim pasimin e Rakitiqit. Ky ishte problemi i vërtetë. Pas këtij pasimi, jo unë, por asnjë lojtar tjetër nuk do të mund të bënte gjë”, ka deklaruar mbrojtësi i Bayernit.

Boateng ka thënë se e pati të pamundur ta ndalë Lionel Messin kur ky i fundit shënoi golin e dytë, në fitoren e Barcelonës kundër 3:0, të mërkurën mbrëma.

“Messi është më i miri në botë dhe askush nuk guxon të mbesë i vetëm me të”.

Ai foli edhe për humbjen e baraspeshës në atë rast.

Lojtari defansiv i bavarezëve ka thënë se kritikat kryesore për veprimin e tij u bënë nga ata që i gëzohen mossuksesit të tij dhe të klubit.

“Të njëjtit heshtin kur unë dhe Bayerni luajmë mirë”.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme