Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rakiqi me “fontanë dëshirash” për qeverinë: Të lirohen të gjithë protestuesit

NULL NULL
02.06.2023 13:45
goran rakiq

Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, ka dalë me një varg kërkesash ndaj institucioneve të Kosovës.

Teksa po qëndronte në Zveçan bashkë me protestuesit, ai foli para mediave duke i renditur kërkesat e tyre në mënyrë që protestat të ndalen.

Ndër to, kreu i partisë vasale të Beogradit tha se të gjitha procedurat hetimore ndaj protestuesve serbë të ndërpriten dhe të gjithë ata të lirohen.

“Këto janë kërkesat e qytetarëve që po protestojnë qetë në komunat në veri. Ato janë kërkesa të njohura: largimi i njësive speciale nga ndërtesat komunale; lirimi i qytetarëve tanë të arrestuar, të rrëmbyer, atë ditë kur ishin protestat; të mos vijnë kryetarët e komunave si kaubojë, sepse kjo nuk është ‘pordha e tyre’, por shtëpi e qytetit, që duhet t’u shërbejë qytetarëve dhe të ofrojë shërbime për ta. Kjo do të ishte faza e parë për përmbushjen e kërkesave tona”, deklaroi Rakiqi, raporton Klankosova.tv.

Ndërkaq faza e dytë, sipas tij, është tërheqja e të gjitha njësive speciale të Policisë së Kosovës nga pjesa veriore, si dhe të formohet Asociacioni.

Por, ajo që Rakiqi e konsideroi si më të rëndësishmen, është ndërprerja e të gjitha hetimeve penale ndaj të gjithë serbëve që morën pjesë në protestat e fundit, por edhe ata që ishin nëpër barrikada.

“Ajo që është më e rëndësishmja është që të ndërpritet të gjitha procedurat hetimore ndaj të gjithë njerëzve që kanë marrë pjesë, jo vetëm në këto protesta, por edhe në barrikadat e kaluara, pra që të ndërpriten të gjitha procedurat hetimore për ata njerëz që morën pjesë në barrikada dhe kundër njerëzve që sot dhe dje protestojnë këtu në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq”, tha Rakiqi. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.