Rakiq: Petroviq me gënjeshtra po e justifikon rolin e të preferuarit në Prishtinë NULL NULL 20.09.2019 08:19 20.09.2019 08:19 Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se kryetari i SLS-së, Slobodan Petroviq i ka dërguar një sërë gënjeshtrash drejtorit të të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq për të justifikuar rolin e tij si një “i preferuar midis qarqeve politike shqiptare në Prishtinë”. “Procesi zgjedhor i ka mundësuar Slobodan Petroviqit që t’ua rikujtojë edhe një herë të gjithë serbëve se si duket një serb privat i politikanëve shqiptarë nga Prishtina”, tha Rakiq në një deklaratë, duke shtuar se Petroviq është gjithmonë i gatshëm të sulmojë vendin e tij për “para të imëta”, por gjithashtu të gjithë ata që luftojnë për mbijetesën e popullit serb në Kosovë, transmeton Klan Kosova.