Rakiq: Nuk i shmangemi mundësisë që vetë ta formojmë Asociacionin NULL NULL 12.08.2022 11:20 12.08.2022 11:20 Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në prag të raundit të ri të dialogut në Bruksel, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të luftojë për popullin e tij “si një luan” dhe se çdo vendim i marrë në “mënyrë të njëanshme kundër serbëve nuk do të kenë miratimin e përfaqësuesve politikë të serbëve dhe as të popullit serb”. “Formimi i Asociacionit është një obligim ndërkombëtar i Prishtinës, për të cilin u angazhuan përfaqësuesit e Prishtinës dhe jo vetëm ata, por edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian. Populli serb nuk do të pajtohet me këtë, ashtu siç nuk do të pajtohet me zvarritjen pafundësisht. Në këtë kuptim, ne nuk i shmangemi mundësisë së formimit të Asociacionit vetë, duke respektuar marrëveshjen ndërkombëtare që parashikonte ekzistencën e saj”, tha Rakiq. Ai tha se deklaratat e kryeministrit Albin Kurti sipas tij, janë absolutisht kundër dialogut Beograd-Prishtinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 10 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 18 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day