Rakiq: Do të kërkojmë takim të ri me Vuçiqin për t’i afruar qëndrimet (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rakiq: Do të kërkojmë takim të ri me Vuçiqin për t’i afruar qëndrimet (VIDEO)

NULL NULL
3 months më parë

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, ka thënë se në takimin e fundit ishte hera e parë që s’u pajtuan me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe do ta kërkojnë edhe një takim me të.

Rakiq, i pyetur se a do të ketë protesta më, tha se nuk e di, por të vazhdojnë të jenë në kontakt me Vuçiqin.

“Nuk e di çfarë do të ndodh në të ardhmen, do të jemi në kontakt me presidentin Aleksandar Vuçiq. Në takimin e fundit me Vuçiq nuk jemi pajtuar, por shpresojmë se së shpejti ta kemi edhe një takim tjetër dhe t’i afrojmë qëndrimet tona”, është shprehur Rakiq, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, në lidhje me heshtjen e protestuesve serbë përpara mediave, Rakiq tha se është menduar që edhe përmes heshtjes të çohet mesazh drejt, sipas tij, sulmeve të Prishtinës.