Raketa e Elon Musk shpërthen pasi niset për fluturim NULL NULL 20.04.2023 18:43 20.04.2023 18:43 Kompania e rakteve e Elon Musk, SpaceX, sot e ka nisur për fluturim raketën më të madhe dhe më të fuqishme të ndërtuar ndonjëherë, e cila shpërtheu brenda pak minutave të provës. Raketa “Starship” 120 metra u ngrit në orën 8:33 të mëngjesit me orën lokale të enjten. Ajo u nis me shpejtësi, por më pas filloi të rrotullohej në lartësi përpara se të shpërthente rreth katër minuta pasi u largua nga toka. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse raketa shpërtheu spontanisht ose nëse Sistemi i Përfundimit të Fluturimit ishte aktivizuar, sistem që e shkatërron anijen kozmike për ta parandaluar atë të devijojë. SpaceX kishte paralajmëruar më herët se shanset për të pasur sukses ishin të ulëta dhe se qëllimi i fluturimit testues ishte mbledhja e të dhënave, pavarësisht nëse misioni i plotë ishte arritur. Punonjësit në SpaceX brohoritën edhe pasi raketa u shpërbë, shkruan TheGuardian, transmeton Klankosova.tv.