22:47, 31 Mars 2020

Sonte në emisioni Ndrrimi i Natës në Klan Kosova, është folur lidhur me situatën që e ka shkaktuar koronavirusi.

Për të dhënë përgjigje në shumë pyetje për qytetarët për këtë ka folur mikrobiologu Lul Raka.

Raka tha se këto dy javë janë vendimtare për të parë ecurinë e masave që Kosova i ka ndërmarr për luftimin e koronavirusit.

Ai shtoi se gjendja rëndohet kur janë rreth 150 pacientë që kanë nevojë për trajtim respirator.

“Kjo betejë me koronavirusin nuk është sprint por marantonë. Kanë qenë dy javë vendimtare. ta shohim nëse qytetarët i kanë bërë detyrat. Tani kapacitetet mjekësore rrezikohen kur rreth 150 pacientë kanë nevojë për trajtim respirator. Matja reale shikohet kur të tejkalojmë pacientin e 100-të “.

Raka theksoi se ka disa dallime mes koronavirusit dhe Ebolas.

“I kemi disa modele matematikore që duhet të shikohen me kujdes.Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës merret parasysh disa të dhëna. Psh cilat të dhëna nuk i ka Kosova? Kosova nuk i ka të dhëna se sa njerëz me sëmundje kronike i kemi. Ka disa ngjashmëri me disa pandemi të tjera. Panika është e madhe. Dallimi është në vdekshmëri. Ebola është sëmundje vdekjeprurëse deri në 90 përqind. Numri i vdekshmërisë tek koronavirusit është tre deri në katër për qind por kjo varet se sa të infektuar i kemi të regjistruar. Ka persona që nuk janë të regjistruar”.

Mikrobiologu shtoi se një nga faktorët e numrit të madh të viktimave është mosha e popullsisë tek vendet.

“E veçanta e koronavirusit është se e ka mbyll botën dhe se përhapja mund të bëhet edhe nga personat që nuk kanë simptoma.Një nga faktorët Italia e ka popullsinë e dytë më të vjetër pas Kinës. Mosha e vdekjes është 80.Shumë kinez punojnë në Itali. Edhe pse janë munduar të ndalojnë hyrjen ata i kanë mësyer “.

Ndër të tjera Raka tha se një person mund të infektojë deri në tre persona.

“Javën tjetër do ta shohim si kemi kaluar me masat.Ne nuk i kemi kryer edhe bash mirë detyrat. Ka pas tubime masive pas orës katër. Dasmat nuk janë ndaluar. Kanë pasur vizita edhe tek lehonat. Ka pasur mbledhi edhe me nga 40 persona.Mesatarja AR 0 2.3- deri në 3.7, maksimumi katër minimumi një, mesatarisht tre “.

Konkurs Pune

Lexo më shumë