Raiola i propozon Interit blerjen e Moise Kean NULL NULL 18.04.2020 15:53 18.04.2020 15:53 Kontaktet e vazhdueshme mes Mino Raiolas dhe Interit i kanë hapur dyert një kalimi të mundshëm te zikaltërit të sulmuesit Moise Kean. Talenti italian mund të lërë Evertonin në verë pasi nuk është përshtatur siç duhet te klubi nga Liverpooli dhe gjasat janë që Kean të rikthehet në Itali. Raiola ndërkohë po studion terrenin për të parë nëse Kean mund t’i interesojë ose jo trajnerit të Interit Antonio Conte për të përforcuar sulmin e skuadrës së tij në merkaton e verës. Nëse Kean transferohet te zikaltërit atëherë kjo do të ishte një goditje e rëndë për Juventusin që nuk dëshiron ta shohë talentin e dalë nga akademia bardhezi, me fanellën e rivalëve të përjetshëm./supersport.al/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 21 orë më parë