Rahoveci – Sigal Prishtina dhe dy duele tjera nga Artmotion Superliga mund t’i ndiqni në mesjavë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rahoveci – Sigal Prishtina dhe dy duele tjera nga Artmotion Superliga mund t’i ndiqni në mesjavë

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 01/12/2021

Mesjava në platformën Artmotion do të jetë e mbushur edhe me basketboll. Skuadrat më të mira në të dy konkurrencat, si tek meshkujt po ashtu edhe tek femrat, zbresin në parket për të kërkuar fitoret e radhës.

Tri do të jenë duelet të cilat i përkasin xhiros së 12-të në Artmotion Superligën e Basketbollit që do të zhvillohen këtë të mërkurë dhe të enjte teksa mund t’i përcillni drejtpërdrejt në kanalet Art Sport dhe KSport.

Ndeshja kryesore e kësaj mesjave pritet të jetë ajo mes Rahovecit dhe Sigal Prishtinës, e cila zhvillohet të mërkurën duke nisur nga ora 19:00 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1 nën komentimin e Agon Fehmiut.

Po të mërkurën, mirëpo duke startuar nga ora 17:00, zhvillohet dueli mes Golden Eagle Yllit dhe RC Cola Dritës të cilin mund ta shikoni në KSport 1, kanal ky që po ashtu është pjesë e platformës Artmotion.

Të enjten ndeshja e cila do të zhvillohet do jetë ajo mes Trepçës dhe Bashkimit dhe e cila po ashtu do jetë në kanalet KSport, teksa dueli tjetër Prizreni 16 – Peja nuk do të luhet këtë mesjavë mirëpo vjen të dielën me rezultatin që do të vlejë në dy garat, si për Artmotion Superligë po ashtu edhe për Ligën Unike.