Rahovec: Burri gjuajti me armë zjarri, arrestohet nga policia NULL NULL 28.10.2024 09:54 28.10.2024 09:54 Rahovec: Burri gjuajti me armë zjarri, arrestohet nga policia Një burrë u arrestua gjatë ditës së djeshme në Xërrxë të Rahovecit. Ai ishte vërejtur nga policia duke shtënë me armë zjarri. Kjo u bë e ditur në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv “Një patrullë e trafikut rajonal, gjatë patrullimit të saj rutinë, ka vërejtur një të dyshuar mashkull të moshës madhore duke shtënë me armë zjarri. Pas identifikimit të vendndodhjes së të dyshuarit, patrulla policore ka reaguar menjëherë duke arritur të lokalizojë dhe të arrestoj të dyshuarin. Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar arma e përdorur, katër gëzhoja, si dhe 46 copë fishekë”, thuhet në njoftim. “Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe është iniciuar rast “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, thuhet ndër të tjera në njoftim transmeton Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.