Ragmi Mustafa tregon pse shqiptarët e Luginës duan t'i bashkohen Kosovës (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ragmi Mustafa tregon pse shqiptarët e Luginës duan t’i bashkohen Kosovës (VIDEO)

NULL NULL
04/09/2018
“Meqë shqiptarët nuk kanë arritur që t’i realizojnë të drejtat elementare të tyre në Serbi, është shpresë e madhe që t’i bashkohen Kosovës, ku do të ndihen më të lirë, më të qetë, më të sigurt”

Ish-kryetari i Preshevës, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Musatafa, ka thënë se presioni që Serbia po ushtron ndaj shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës po bëhet i padurueshëm, ndaj ata duhet që patjetër t’i bashkohen Kosovës.

Në Zona e Debatit në Klan Kosova ai ka deklaruar se megjithë problemet me të cilat përballen edhe Kosova edhe Lugina, bashkimi nuk do të thoshte shumëfishim, por pakësim të tyre.

“Meqë shqiptarët nuk kanë arritur që t’i realizojnë të drejtat elementare të tyre në Serbi, është shpresë e madhe që t’i bashkohen Kosovës, ku do të ndihen më të lirë, më të qetë, më të sigurt”.

“Për plot 34 vjet Serbia e ka ndaluar që shqiptarët e Luginës së Preshevës t’i importojnë tekstet mësimore nga Kosova, që janë mollë e ndaluar. Është mollë e ndaluar flamuri kombëtar, përdorimi i lirë i gjuhës dhe shkrimit shqip. Shqiptarët atje janë në tmerr”.

“Ne e dimë se shkalla e papunësisë në Kosovë kalon 40 për qind. Por në të njëjtën kohë, në Luginën e Preshevës ajo e kalon 70 për qind dhe me bashkimin e këtyre tri komunave me Kosovë të gjitha këto probleme do të eliminoheshin. Urojmë që ndërhyrja e bashkësisë ndërkombëtare të jetë në favor të shqiptarëve të Luginës, që të jetojnë edhe ata të lirë”.