Ragmi Mustafa: Parlamenti i Kosovës duhet ta votojë rezolutën e dytë për çështjen e Luginës NULL NULL 10.09.2018 17:46 10.09.2018 17:46 Kryetari i Partisë Demokratike shqiptare në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa ka komentuar takimin e sotëm që patën me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin. Mustafa në Info Magazine ka thënë se një rezolutë e dytë për referendumin,e votuar nga Parlamenti i Kosovës, do të ishte mëse e nevojshme që ideja për bashkimin e territoreve të Preshevës të pranohej më lehtësisht në dialog, njofton Klan Kosova. ”Kemi takimin e parë me Hashim Thaçin e kemi shpreh idenë e tij”. ”Sot është takimi i dytë i radhës dhe Presidenti Thaçi për të rikonfirmuar edhe njëherë kërkesën tonë para presidentit, ftojmë të gjitha subjektet politike në Parlamentin e Kosovës për të miratuar një rezolutë të dytë”. ”E kemi parë të arsyeshme që të jetësohet pjesa e dytë e referendumit të 1 dhe 2 marsit”. ”Presim që edhe Parlamenti i Kosovës të votojnë rezolutën e dytë për të mundësuar referendumin” ”Do t’i jep një dritë jeshile grupit negociator për tu marr edhe më fuqishëm statusin e tyre dhe për të miratuar në dialog kërkesën e shqiptarëve që t’i bashkohen pjesës territoriale të Republikës së Kosovës. Janë bashkë të gjithë në këtë drejtim”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha mbledh drejtorët rajonalë të policisë, flasin për "Goditjen" dhe "Targetin” 3 orë më parë
Kosova Dita Ndërkombëtare Pa Makina – qytetarët me biçikleta e trotinetë e shfrytëzojnë sheshin deri te rrethi i Flamurit 9 orë më parë