Rafael Leao e pranon ofertën e re të Milanit NULL NULL nga Andi Shabani 29.04.2023 10:37 nga Andi Shabani 29.04.2023 10:37 Rafael Leao ka thënë po. Ai pritet të vazhdojë qëndrimin në Milano edhe për pesë vite të tjera. Marëveshja e tij me Milanin pothuajse është mbyllur dhe pritet vetëm firma e të dyja palëve, transmeton KlanKosova.tv. Nga kontrata e re, portugezi do të përfitojë rreth 7 milionë euro në vit. Kësaj shumë do t’i shtohen edhe 2 milionë euro të cilat i takojnë Leaos në momentin e nënshkrimit të kontratës. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.