Rafa konfirmohet trajner i Mbretërve - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rafa konfirmohet trajner i Mbretërve

NULL NULL
03/06/2015
Benitez do të paraqitet zyrtarisht si trajner i ri i Real Madrid në orën 13:00.

Real Madrid ka kofirmuar se Rafa Benitez do të jetë trajner i ri i klubit.

Spanjolli ishte kandidati më serioz për këtë pozitë, ndërsa javën që shkoi lajmëroi largimin e tij nga Napoli.

Pak para ndeshjes që Benitez do ta humbte ndaj Lazios, zëvendës-presidenti i Real Madridit, Eduardo Fernandez de Blas pati konfirmuar se Benitez do të ishte pasues i Carlo Ancelottit.

“Tre ditë më parë, Ancelotti ishte trajneri më i mirë në botë, siç Mourinho ishte para dy vitesh. Ndërsa javëve në vijim ai do të jetë, Rafa Benitez”.

Ndërsa të mërkurën, Benitez nënshkroi kontratën, nga e cila do të përfitoj 4 milionë dollarë në vit, e që do ta mbajë në kryeqytetin spanjoll deri në vitin 2018.

“Real Madrid do ta prezantoj Rafa Benitezin si trajner i klubit për tre vitet e ardhme, më 3 qershor”.

“Ngjarja do të fillojë në orën 13:00 sipas kohës lokale, në Royal Box në Santiago Bernabeu, e më pas Benitez do t’u adresohet mediave në dhomën e konferencave”.

Ish trajneri i Liverpool kthehet në Spanjë pas 11 vitesh, ndërsa pati fituar dy tituj lige me Valencian.