Radojeviq: Vendimin për hapjen e Urës së Ibrit mund ta marrin vetëm serbët NULL NULL 30.04.2023 11:19 30.04.2023 11:19 Ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ka deklaruar se vendimin për hapjen e urës në Ibër mund ta marrin vetëm serbët. “Askush përveç nesh nuk mund ta marrë atë vendim!”, tha Radojeviq në Instagram. Ai kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit në nëntor të vitit të kaluar, pasi serbët vendosën të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv. Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës ka dalë pro vendimit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut për hapjen e urës mbi Ibër ka dalë Qeveria e Kosovës. Sipas qeverisë, paragrafi i parë i nenit 35 të Kushtetutës garanton lëvizjen e lirë të qytetarëve në çdo vend. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS Qeveria mbështet vendimin e Komunës për hapjen e urës mbi Ibër