Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Radio KFOR feston ditëlindjen e 20-të (VIDEO)

NULL NULL
06.12.2019 16:29

Sot po mbahet ceremonia e shënimit të 20 vjetorit të Radio KFOR-it.

Festa u bë po ashtu edhe me rastin e përurimit të objektit të ri të radios, njofton Klan Kosova.

Para të ftuarve dhe duke i falënderuar ata fjalim ka mbajtur edhe komandanti i KFOR-it, Michele Risi.

“Keni qenë zëri dhe shpirti i KFOR-it që ka transmetuar paqe. Ju keni shoqëruar jetët e të gjithë qytetarëve. Radio KFOR ka fituar popullaritet falë cilësisë së ekipit”.

Ekipi i radios prenë edhe një torte për ditëlindjen e 20-të të tyre. Aty morën pjesë edhe ish-punonjësit e mediumit dhe pjesëtarë të tjerë të mediave.

 

Që nga viti 1999 valët e radio KFOR-it dëgjohen në gjithë Kosovën.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.