Radhë të gjata për të hyrë nga Shqipëria në Greqi, qytetarët ecin deri në 7 kilometra NULL NULL 15.08.2020 11:47 15.08.2020 11:47 Në pikën kufitare në Kakavijë që lidh Shqipërinë me Greqinë, tash e disa ditë qytetarët shqiptarë janë duke u përballur me kolona të gjata për të hyrë në Greqi. Disa qytetarë i kanë thënë TopChannel se janë duke pritur që nga nata e mbrëmshme për të hyrë në Greqi dhe situata sa vjen e rëndohet ku thonë se kanë ecur deri në 7 kilometra për ta siguruar bukën e ujin, përcjell Klan Kosova. Për situatën e krijuar ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta, i cili ka thënë se është tejet i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhën qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të jenë të bllokuar prej shumë orësh në pikën kufitare në Kakavijë, duke u ekspozuar seriozisht para rrezikut të përhapjes së pandemisë COVID-19. Meta i ka bërë thirrje Qeverisë dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme që të vendosin kontakte me palën greke dhe të gjejnë zgjidhje të menjëhershme. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti: Nuk ka propozime që pranohen e që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së 3 minuta më parë