Radhë të gjata në Morinë, pushuesit nga Kosova ia mësyjnë bregdetit shqiptar NULL NULL 10.08.2020 10:01 10.08.2020 10:01 Në Morinë mëngjesin e sotëm janë krijuar kolona të gjata të automjeteve. Qytetarët nga Kosova edhe në këtë fillim javë janë nisur drejt bregdetit shqiptar. Kolona janë krijuar në të gjitha korsitë e hyrjeve për në Shqipëri. Fluksi i automjeteve dhe qytetarëve të Kosovës për pushime në bregdetin shqiptar është më i madh krahasuar me fundjavën që lamë pas, por edhe me faktin e fillimit të javës ku fluksi është më i vogël. Mesa duket, përmirësimi i kushteve atmosferike dhe marrja e pushimeve vjetore ka shtuar fluksin e lëvizjes së qytetarëve kosovarë drejt bregdetit shqiptar. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka bërë të ditur se pritja në pikën kufitare Morinë për të hyrë në Shqipëri është 10 minuta. Policia Kufitare shqiptare punoi me gjashtë sportele e me procedurë të përshpejtuar të kalimit. Rreth 80 mijë persona me 19 mijë automjete kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri, javën e parë të gushtit vetëm përmes pikës kufitare të Morinit në Kukës, ndërkohë që në korrik mesatarja ditore e kalimeve në kufi drejt Shqipërisë dhe anasjelltas i kaloi mbi 10 mijë. Kujtojmë faktin se fundjava e parë e muajit gusht shënoi një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të qytetarëve kosovarë me destinacion bregdetin shqiptar me rreth 50 mijë pushues. Por, fundjava e dytë e muajit gusht ka shënuar një rënie të lehtë të fluksit të hyrjeve në Shqipëri e pazakonte për gushtin ku fluksi është më i madh. Kjo për shkak të rrebesheve të shiut të dy ditëve të fundit dhe uljes së temperaturave. Shtimi i rasteve me koronavirus në të dy vendet nuk e ka zbehur aspak dëshirën e qytetarëve nga Kosova për të udhëtuar dhe pushuar në Shqipëri/Abcnews.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 2 days