Radev pas takimit me Macronin: Maqedonia e Veriut të dëshmojë me rezultate se synon integrimin në BE - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Radev pas takimit me Macronin: Maqedonia e Veriut të dëshmojë me rezultate se synon integrimin në BE

NULL NULL
10.02.2023 00:41

Institucionet në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të dëshmojnë me rezultate se synojnë me të vërtetë eurointegrimet. Këtë e deklaroi presidenti bullgar, Rumen Radev, në takimin e sotëm në Bruksel me presidentin francez, Emanuel Macron, shkruan zhurnal, transmeton Klan Kosova.

Dy presidentët biseduan për tema nga agjenda e bashkëpunimit bilateral dhe në kuadër të BE-së.

“Fushata e fundit antibullgare në RMV, e cila solli krime të shumta nga urrejtja – djegje dhe të shtëna ndaj klubeve kulturore bullgare, si dhe dhunë ndaj bullgarëve në Maqedoni, ngre pyetje për rolin dhe përgjegjësinë e institucioneve në vend”, theksoi Radev.

Ai rikujtoi se edhe Bullgaria edhe Maqedonia e Veriut e pranuan kornizën negociuse të propozuar në kuadër të presidencës franceze në Këshillin e BE-së, ndërsa përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e RMV-së është hap i domosdoshëm para fillimit të procesit të negociatave.

Presidenti bullgar para fillimit të mbledhjes së Këshillit Evropian sot në Bruksel, i pyetur nga gazetarët nëse Sofja planifikon veto të re për RMV-në, tha se momentalisht mbizotëron gjendje e vetos në raport me vazhdimin e proceseve eurointegruse të Maqedonisë së Veriut, sepse bullgarët e Maqedonisë, siç tha, ende nuk janë të përfshirë në Kushtetutën e vendit, ndërsa me atë nuk kanë filluar as negociatat.

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, sot nuk komentoi këtë deklaratë të Radevit, por tha se  Bullgaria është në periudhë para zgjedhjeve dhe çdo politikan synon të mbledhë më shumë vota.

Kujtojmë se tensionet mes dy vendeve u rikthyen në muajin nëntor të vitit të kaluar kur pjesëtarë të pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut, hapën në Manastir dhe Ohër klube bullgare me emrat “Car Borisi i Tretë” dhe “Vanço Mijallkov”, të cilët kanë sunduar me Bullgarinë në periudhën e Perandorisë Osmane, me synimin e “bashkimin e tokave maqedonase me Bullgarinë”.

Një pjesëtar i këtij klubi, më 16 janar u sulmua fizikisht, gjë që rriti edhe më shumë tensionet mes dy vendeve duke çuar madje edhe në tërheqjen e ambasadorit bullgar nga Shkupi.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë më 23 janar, presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, tha se ardhja e ndonjë grupi të bullgarëve më 4 shkurt përbën “rrezik të lartë sigurie”, andaj kërkoi shtimin e masave të sigurisë.