Rada Trajkoviq: Vuçiq po e ngadalëson hetimin për vrasjen e Ivanoviqit NULL NULL 26.05.2019 15:56 26.05.2019 15:56 Kryetarja e Lëvizjes Europiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është duke e ngadalësuar procesin e hetimit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, duke e shfajësuar Milan Radojçiqin. Gazeta Beta shkruan se Trajkoviq tha kështu në një intervistë për emisionin “Dogovor”. Trajkoviq tha se publiku dëshiron të dijë se kush e ka vrarë Ivanoviqin dhe se ajo nuk do të heqë dorë nga kjo çështje derisa të dalë në shesh e vërteta. “Është e qartë se ekziston një pengesë dhe është e trishtueshme që pengesa ekziston në Beograd, sepse nuk i rekomandojnë Radojiçqit që thjesht të dorëzohet dhe të dëshmojë pafajësinë e tij në një proces”. “Do t’i sigurohej logjistika e shtetit të Serbisë, në sigurimin e avokatëve dhe të gjitha atyre që thonë se i ka siguruar ‘Zyra për Kosovë e Metohi’ për të ndjerin Oliver Ivanoviq derisa ai kishte një proces gjyqësor, e jo ta mbajnë, kurse të gjithë ne jemi fajtorë për diçka. Në fakt, unë sinqerisht dua dhe do të jem këmbëngulëse që të përfundimisht të gjendet kush e vrau Oliverin”. Ajo shtoi se modeli i heshtjes së njerëzve ka pasoja të tmerrshme dhe se njëra ndër to është rrezikimi i njerëzve që flasin ndryshe nga autoritetet. Trajkoviq në këtë emision tha ka se ngritur padi kundër Vuçiq dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq për rrezikimin e sigurisë personale, por se nga kjo nuk pret shumë, sepse nuk beson se prokurori do të lejojë që ky proces të zhvillohet normalisht. “Vlerësoj se ky proces do të ndalet, por le të mbetet si një gjurmë e shkruar. Ky edhe ishte qëllimi im”, tha Trajkoviç. Trajkoviq theksoi se vrasja e Ivanoviqit dhe Dimitrije Janiçijeviqit është arsyeja kryesore pse askush nga përfaqësuesit e opozitës serbe nuk është kandiduar në zgjedhjet për kryetar në katër komunat në veri të Kosovës. “Askush më nuk do të kandidojë në ato zgjedhje dhe ta paguajë me kokë, për shkakun se është rival i Listës Serbe? Këtu është fundi i demokracisë dhe kjo është vërtetë e tmerrshme”, tha ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024