Raci: Serbia s’është e interesuar për Asociacion, por për një Donbas të ri (VIDEO) NULL NULL 28.09.2023 22:00 28.09.2023 22:00 Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë se kthimi në tryezën e dialogut nuk duhet të bëhet me kushte, por me parimin kryesor, atë të zbatimit të planit franko-gjerman dhe aneksit të Ohrit. Raci tha se ideja e një plani të sekuencimit që në pah e vë si kërkesë kryesore atë të Serbisë për Asociacionin ka dështuar. “Nëse kthehemi në tavolinë të dialogut, duhet të kthehemi me qëndrimin përfundimtar se plani franko-gjerman dhe aneksi i Ohrit duhet të zbatohen ashtu siç janë pajtuar palët, pa tendenca për të imponuar në tavolinë njëanshëm kërkesa të asnjërës palë, por me një plan të sekunecimit të balancuar”, tha Raci në Rubikon në Klan Kosova. Më tej, ai tha se veprimet e fundit terroriste në veri të vendit tregojnë se Serbia nuk është e interesuar për Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe. “Serbia është e interesuar për një territor. Serbia tentoi të provokojë ose të instalojë një Donbas të ri, e më pas ‘eja të flasim në tryezë e të flasim për autonomi, si ta menaxhojmë veriun’”, tha Raci. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abdixhiku për draft-statutin: Paraqet autonomi me rrugëtim potencial për federalizim 4 orë më parë